Kur fëmija shpërthen nga zemërimi, mos i bëni këto gabime
Qetësia, kuptimi i shkakut dhe njohja e emocioneve mund ta ndihmojnë fëmijën të mësojë t’i menaxhojë më mirë ndjenjat e forta Nëse reagoni në mënyrën e duhur ndaj shpërthimeve të zemërimit, jo vetëm që do ta kaloni më lehtë situatën, por me kalimin e kohës mund ta ndihmoni fëmijën të zhvillojë edhe inteligjencën emocionale. Fëmijët i shprehin emocionet në mënyra të ndryshme. Shpërthimet e zemërimit, të shoqëruara me të bërtitura, britma dhe të qara, janë veçanërisht të zakonshme te disa fëmijë nga mosha dy deri në pesë vjeç. Psikologia Julie Fraga thekson se sjelljet e vështira janë pjesë normale e rritjes dhe shpesh janë një formë komunikimi, pas së cilës mund të fshihen frika, shqetësime apo nevoja të paplotësuara. Sipas saj, mënyra si reagojnë prindërit në këto situata mund ta ndihmojë fëmijën të mësojë gradualisht të kuptojë dhe të menaxhojë emocionet, transmeton Telegrafi. foto: media-photos 1. Mos reagoni menjëherë me nervozizëm Është normale që prindi të shqetësohet kur fëmija ka një shpërthim zemërimi, por në ato momente duhet kujtuar se fëmijët mësojnë shumë duke vëzhguar sjelljen e të rriturve. Fraga këshillon që prindi fillimisht të përpiqet të qetësojë veten, për shembu
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.