Arsenali e ka nisur me fitore fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultat 1-0 në “Diego Armando Maradona”. Skuadra e Mikel Artetës ishte më kërkuese në pjesën e parë dhe pati disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 23-të, kur Mikel Merino goditi fuqishëm me kokë, por Alex Meret bëri një pritje fantastike. Edhe Bukayo Saka pati një mundësi në fundin e