A do të merr pjesë VV në marshin për UÇK’në, Nagavci: Besoj do të ketë aktivistë e mbështetës
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media shpalosi qëndrimet e partisë së saj pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit. Ajo aty u pyet edhe për pjesëmarrjen e mundshme të deputetëve të Vetëvendosjes në marshin e nesërm që do të mbahet në Prishtinë për UÇK’në pak ditë para verdiktit final të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së. Nagavci s’u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se edhe në marshe të kaluara ka pasë përfaqësues e aktivistë të Vetëvendosjes dhe tha se beson që prapë do të ketë. “Marshi për UÇK’në dhe drejtësinë është diçka e cila i përfaqëson qëndrimet e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje në raport edhe me UÇK’në, por edhe me Gjykatën Speciale. Edhe në protetstat e kaluara, në marshet e kaluara, ka pasë përfaqësues e aktivistë, mbështetës e përkrahës të Lëvizjes, besoj që do të ketë edhe nesër”. Më pas, Nagavci tha se është e rëndësishme që “16 shtatori të na gjejë me institucione të konstituuara”. Lëvizja Vetëvendosje sot s’e votoi të propozuarën e PDK’së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitakun, duke bërë që PDK të lëshojë sallën e më pas të ndërpritet seanca. PDK, në anën tjetër, kanë votuar pro kandidatit të VV’së për n
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.