SHBA akuzon pesë persona për komplote vrasjesh të dyshuara të mbështetura nga Rusia
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj pesë personave, të cilët dyshohet se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës dhe janë përfshirë në komplote për financim terrorizmi, rekrutime dhe vrasje me pagesë në SHBA dhe Evropë. Sipas aktakuzës së bërë publike nga Departamenti i Drejtësisë, të pesë të dyshuarit janë ende në arrati dhe dyshohet se kanë marrë pjesë në operacione survejimi, rekrutimin e personave për kryerjen e atentateve dhe planifikimin e vrasjeve të shënjestruara. Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Todd Blanche, tha se komplotet përfshinin edhe përpjekje për të vrarë një disident rus, për të cilin hetuesit besonin se ndodhej në zonën e Washingtonit. Sipas autoriteteve amerikane, një person i rekrutuar në kuadër të komplotit dyshohet se iu ofruan 40 mijë dollarë për të “eliminuar” ose bërë të zhdukej një person që jetonte në SHBA. Një tjetër person dyshohet se iu ofruan 25 mijë dollarë për të vrarë një individ që jetonte në Lituani, transmeton Telegrafi. Departamenti i Drejtësisë tha se këto raste janë pjesë e një operacioni më të gjerë që përfshinte survejim dhe përpjekje për të identifikuar e rekrutuar persona të gatshëm për të kryer vrasje me
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.