Franca ka thyer dy rekorde të Botërorit, pas fitores ndaj Suedisë
Franca ka hyrë në historinë e Kupës së Botës me një arritje unike, pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 së finales me fitoren 3-0 ndaj Suedisë. Skuadra e Didier Deschamps vazhdoi formën e shkëlqyer në këtë turne, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi, pasi në fazën e grupeve kishte mposhtur Irakun, Norvegjinë dhe Senegalin. "Les Bleus" tani do të përballen me Paraguain në raundin e ardhshëm, pasi kombëtarja nga Amerika e Jugut befasoi Gjermaninë duke e eliminuar pas penalltive. Ishte hera e parë që katër herë kampionët e botës eliminohen në këtë mënyrë në një Kupë Bote. Franca fitoi 3-0 falë një goli të Bradley Barcola dhe dy golave të Kylian Mbappe, i cili u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve, duke barazuar me liderin në garën për "Këpucën e Artë". Me këtë fitore dhe kualifikim të lehtë ndaj Suedisë, Franca vendosi edhe dy rekorde unike. "Les Bleus" u bënë kombëtarja e parë në histori të Kupës së Botës që arrin shtatë fitore radhazi ndaj përfaqësueseve evropiane (UEFA). Ata me shumë gjasa do të duhet ta zgjasin këtë seri nëse duan të fitojnë trofeun më 19 korrik. Shenjat gjithashtu duket se favorizojnë Francën, pasi kjo është hera e parë që ajo fiton të gjitha nde
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.