A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje
Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka komentuar politikat e partisë që është pjesë pas fitores në Gjermani. I pyetur lidhur me planet e AfD-së për emigracionin dhe sesa të rrezikuar janë shqiptarët, ai sqaroi se numri i lartë i emigrantëve nuk është nga Shqipëria. Sipas tij vendet më problematike dhe me numrin më të lartë të emigrantëve janë vendet si Siria dhe nga Afrika. Ndër të tjera ai zbuloi edhe sesi ai ka patur më së shumti kontakt dhe si e ka njohur Kosovën edhe Shqipërinë. “Ne kemi shpenzuar 12 miliardë euro në vitin 2024 për çështjet e azilkërkuesve. Pra nuk flasim për njerëz të saktë që vijnë nga vende të tjera dhe janë integruar në vendin tonë. Këta lloj njerëzish janë të mirëpritur. Ata mund të bashkohen me sistemin tonë dhe pranojnë kulturën dhe sistemin tonë dhe ne nuk kemi probleme me ta. Nuk është fjalë vetëm për shqiptarët. Ne kemi marrë edhe shumë refugjatë nga Kosova në vitet 90. Unë kam lindur në 84-ën. Pra jam një brezi kur një numër i madh njerëzish erdhën këtu për t’i shpëtuar konflikteve, në kërkim të një vendi për të qenë të sigurt dhe kam qenë në kontakt me njerëz të shumtë nga Kosova. Kam mësuar për historinë e saj nga të rinj dhe kur u rrita rash në kontak
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.