Bekim Sejdiu s'do të bëhet President. Me vështirësitë e qarta përpara dhe një ditë pas një konstituimi të Kuvendit dhe zgjedhje të qeverisë të kontestuara, diplomati, profesori me përvojë në drejtësi kushtetuese u tërhoq. Tha se procesi devijoi. Gazeta Express Zgjedhja e Bekim Sejdiut President dështoi zyrtarisht, pa shkruan fare për votim në Kuvend. Profesori universitar u tërhoq vetë, duke thënë se i tërë procesi për zgjedhjen e Presidentit devijoi "në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike". "Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës", shkroi ai të hënën në një postim në Facebook. Sejdiu tha se ka besuar se partitë politike parlamentare dhe deputetët do t'i tejkalonin ndasitë "apo çfarëdo interesi tjetër, për t’i dhënë vendit institucione stabile në këto kohë të vështira dhe me plot sfida". Për tërheqjen e tij, ai tha se i kishte njoftuar paraprakisht kryeministrin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendos