U prit nga shumë njerëz, e puthi tokën- Momenti kur Flora Brovina u kthye në Kosovë pas burgut në Serbi
Sot u njoftua se, Flora Brovina ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë. Në rrjetet sociale janë ndarë pamje nga koha kur Brovina ishte kthyer nga burgu i Serbisë. Florën e kishin pritur shumë qytetarë në Merdarë. Menjëherë pasi kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë, ajo zbriti nga vetura, u përkul dhe puthi tokën e Kosovës. Më pas, Flora u përshëndet me djalin e saj, Uranikun, bashkëshortin Ajri Begun, familjarët e tjerë dhe qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Një moment i paharrueshëm dhe tejet emocionues, që dëshmon dashurinë e madhe për Kosovën dhe emocionin e rikthimit në atdhe pas një periudhe të gjatë në burgjet serbe. The post U prit nga shumë njerëz, e puthi tokën- Momenti kur Flora Brovina u kthye në Kosovë pas burgut në Serbi appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.