Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka deklaruar se nuk do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2028 nëse ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris vendos të rikandidojë. “Nuk do të garoja nëse ajo do të kandidonte”, tha Newsom në një intervistë për CNN , duke konfirmuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për Shtëpinë e Bardhë. Newsom tha se një përballje mes tij dhe Harris, e cila është gjithashtu demokrate nga Kalifornia, do të ishte një “dhuratë elektorale” për kundërshtarët politikë. “Së fundi, do të ishte shkatërrim i garantuar reciprokisht dhe kjo nuk i shërben asnjë qëllimi më të lartë. Nuk do të kishte asnjë përfitim”, u shpreh ai. Newsom pranoi se në një garë kundër Harris mund të përdorej si argument fakti se ajo tashmë ka kandiduar për presidente në vitet 2020 dhe 2024. “Objektivisht, është e vërtetë”, tha ai. Megjithatë, Newsom theksoi se mes tyre ka mbivendosje të madhe të bazës elektorale dhe rrjeteve politike. “E njoh bazën e saj të mbështetjes, i njoh miqtë e saj. Nuk do t’ua bëja këtë”, deklaroi ai. Harris deri tani nuk ka vendosur nëse do të kandidojë në vitin 2028. Në korrik ajo tha se “nuk ka marrë një vendim”, ndërsa më herët këtë vit pranoi se po