Në seancën konstituive-zgjedhore të Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Liljana Ristevska u zgjodh Presidente e organizatës për mandatin e ri katërvjeçar. Me këtë vendim, ajo bëhet gruaja e parë kryetare e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e shtetit, njoftojnë nga atje. Zgjedhja e Ristevskës përfaqëson një moment të rëndësishëm historik për organizatën më të madhe humanitare në vend, si dhe një vlerësim për përkushtimin e saj shumëvjeçar, profesionalizmin dhe kontributin aktiv në zhvillimin e Kryqit të Kuq. “Me më shumë se dy dekada përvojë në organizatë – si vullnetare, kryetare e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Manastir dhe nënkryetare e deritanishme e Shoqatës Kombëtare, Ristevska e merr këtë detyrë me një vizion për një Kryq të Kuq modern, më të fuqishëm dhe më të hapur, të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore humanitare. Gjatë mandatit të ri, fokusi do të jetë në forcimin e vullnetarizmit dhe anëtarësisë, zhvillimin e organizatave lokale, avancimin e shërbimeve humanitare, menaxhimin transparent dhe forcimin e partneriteteve brenda vendit dhe në kuadër të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit t