Studimi zbulon makinat që kanë më shumë gjasa të kalojnë 400 mijë kilometra
Toyota dominon listën e automjeteve që kanë më shumë gjasa të arrijnë 400 mijë kilometra, ndërsa Honda dhe Lexus gjithashtu renditen lart. Në krye qëndron Toyota Sequoia, me një probabilitet prej 39.1 për qind. Për një automjet që përdoret çdo ditë, jetëgjatësia dhe besueshmëria shpesh kanë më shumë rëndësi sesa shpejtësia maksimale apo përshpejtimi. Një makinë që vazhdon të funksionojë për vite me radhë jo vetëm kursen para në afat të gjatë, por edhe krijon një lidhje të veçantë me pronarin. Një studim i ri nga iSeeCars.com, një platformë që analizon të dhënat e automjeteve të përdorura, ka identifikuar modelet që kanë probabilitetin më të lartë për të kaluar 250 mijë milje, ose rreth 402 mijë kilometra, në odometër, transmeton Telegrafi. Analiza, e bazuar në të dhënat e rreth 400 milionë automjeteve, ka nxjerrë 25 modelet që kanë më shumë gjasa të arrijnë këtë kilometrazh të jashtëzakonshëm. 25 automjetet me jetëgjatësinë më të lartë Toyota Sequoia – 39.1% Toyota 4Runner – 32.9% Toyota Highlander Hybrid – 31.0% Toyota Tundra – 30.0% Lexus IS – 27.5% Toyota Tacoma – 25.3% Toyota Avalon – 18.9% Lexus GX – 18.3% Lexus RX Hybrid – 17.0% Honda Ridgeline – 14.7% Honda Pilot – 13.1% Hon
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.