Kylian Mbappe vazhdoi formën e tij fantastike në Kupën e Botës, duke udhëhequr Francën drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë në fazën e 1/16 së finales, në stadiumin MetLife. Mbappe vendos ritmin Ndeshja nisi me shumë ndërprerje dhe faulle nga të dyja skuadrat, ndërsa rasti i parë i rrezikshëm erdhi që në minutën e tretë, kur Alexander Isak testoi portierin francez. Suedia u mbrojt mirë në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, duke kufizuar hapësirat për Mbappen dhe Ousmane Dembelen. Bradley Barcola humbi një mundësi të artë pas një depërtimi të gjatë, ndërsa një gol i Mbappes u anulua për pozitë jashtë loje. Megjithatë, presioni i vazhdueshëm i "Les Bleus" dha rezultat në fund të pjesës së parë. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar shkurt, Mbappe realizoi me një goditje të saktë për të kaluar Francën në epërsi 1-0 dhe për të shënuar golin e tij të pestë në këtë Botëror. Franca nuk ndalet Franca e nisi fuqishëm edhe pjesën e dytë. Michael Olise dhuroi një asist fantastik për Bradley Barcolan, i cili dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme, duke i dhënë qetësi skuadrës së Didier Deschamps. Francezët kontrolluan plotësisht lojën, ndërsa Olise vazhdoi të krijonte raste