Pamje të papublikuara nga bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit, në terren hetuesja Zdenka Pumper
Pamje të papublikuara më parë nga dita e bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit janë trasnmetuar në emisionin “Debat Plus”. Në video shihet hetuesja Zdenka Pumper gjatë operacionit të bastisjes nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Pumper ishte fillimisht hetuese e EULEX-it dhe kishte komunikim të vazhdueshëm me Nazim Bllacën. Pas përfundimit të punës në EULEX, Pumper kaloi në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ku shërbeu si koordinatore e hetimeve. Këto pamje nuk janë parë më parë dhe lidhen me ditën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar bastisi shtëpinë e Jakup Krasniqit. Në këto pamje shihet Pumper duke marrë pjesë në operacionin në terren dhe duke folur me vajzën e Krasniqit. Por, çfarë raportesh kishte ajo me Nazim Bllacën, dëshmitarin që është vërtetuar se ishte paguar nga Serbia. Ndiqeni në videon më poshtë. - YouTube www.youtube.com
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.