Shtatë gola deri tani, Taulant Seferi zjarr në Turqi
Taulant Seferi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në futbollin turk, teksa sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren bindëse të Kayserisporit ndaj Istanbulsporit me rezultat 4-0. 29-vjeçari ishte autor i dy golave në këtë takim, duke e nisur dhe përfunduar festivalin e golave. Seferi realizoi fillimisht në minutën e 25-të, ndërsa golin e dytë personal e shënoi në minutën e 83-të për ta vulosur fitoren e skuadrës së tij. Me këtë dopietë, sulmuesi shqiptar ka arritur në kuotën e 7 golave këtë sezon, duke u ngjitur në vendin e dytë në listën e golashënuesve të kampionatit. Seferi po dëshmon javë pas jave se është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionatin turk, ndërsa forma e tij po i jep një shtysë të madhe edhe Kayserisporit në garën për rezultate sa më të mira. Me shtatë gola në llogari, sulmuesi shqiptar tashmë po synon edhe kreun e listës së golashënuesve, teksa sezoni sapo ka hyrë në fazën e tij të parë. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.