Superkupa e Italisë mund të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, megjithëse “San Siro” mbetet një alternativë reale, teksa Lega Serie A po shqyrton opsionet e saj. Sipas “La Repubblica”, ndeshja mes Interit dhe Lazios do të zhvillohet mes 21 dhe 23 dhjetorit, ndërsa stadiumi ende nuk është përcaktuar. Këtë sezon, kompeticioni rikthehet në formatin e një ndeshjeje të vetme, duke vënë përballë kampionin e Serie A dhe fituesin e Kupës së Italisë, ose në këtë rast nënkampionin. Maroku kishte shprehur interes për të qenë nikoqir, por më pas procesi ngeci dhe mund ta rishqyrtojë këtë ide vitin e ardhshëm. Interesi amerikan nuk është zbehur, me një ofertë zyrtare për Lega Serie A që pritet të bëhet në ditët në vijim. Pasi të mbërrijë, bordi do të mblidhet për ta shqyrtuar atë. Nëse ndeshja zhvendoset në Shtetet e Bashkuara, me shumë gjasë do të zhvillohej në Bregun Lindor, ndërsa qyteti ende nuk është përcaktuar. Në mungesë të një oferte financiarisht bindëse, “San Siro”, shtëpia e kampionëve në fuqi, do të ishte alternativa më e mundshme. Një vendim përfundimtar pritet të merret para fundit të shtatorit. Ndryshimi i formatit është ndryshimi më i rëndësishëm për tifozët. Formati me katër sk