Komuna e Ferizajt ka njoftuar se më 10 korrik 2026 do të fillojë faza e tretë e projektit për dezinsektimin hapësinor, me qëllim të eliminimit të mushkonjave, mizave dhe insekteve të tjera në territorin e komunës. Sipas njoftimit, procesi i dezinsektimit do të zhvillohet në orët e mbrëmjes, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa më 10 korrik do të përfshijë zonat urbane të qytetit të Ferizajt. Gjatë kësaj faze do të trajtohen hapësirat nga Parku i Lirisë, rruga “Brahim Ademi”, zonat përreth FSK-së, Palestra e Sporteve, rrugët “Sali Çeku”, “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregu i Gjelbër, deri në fshatin Nikadin, si dhe pjesë të tjera të qytetit në anën lindore, përfshirë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami” dhe “Reçaku”. Ndërkaq, më 11 korrik, dezinsektimi do të vazhdojë në fshatrat Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Nerodime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i Vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë dhe Papaz. Më 12 korrik, ekipet do të intervenojnë në fshatrat Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muha