Nga: Ray Rasmussen / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.com IA-ja [inteligjenca artificiale] është provë mbijetese. Kompanitë të cilat e ridizajnojnë veten rreth IA-së, do ta definojnë ekonominë e ardhshme. Do të zhduken kompanitë të cilat e trajtojnë IA-në thjesht si një tjetër përditësim softuerik. Nuk është fjala për spekulim. Çdo industri po i afrohet një pike ku modelet e vjetra të biznesit, proceset e vjetruara dhe strukturat tradicionale të karrierës nuk do të jenë më në gjendje të konkurrojnë me organizatat e ndërtuara për IA-në - që nga themelet. Zgjedhja është e thjeshtë: rishpikeni biznesin tuaj tani ose shikoni dikë tjetër duke e zëvendësuar atë. Shenjat paralajmëruese tashmë janë këtu. Një sondazh i Gartner -it zbuloi se afërsisht dy të tretat e drejtorëve ekzekutivë besojnë se modeli i tyre aktual i biznesit nuk është i përshtatshëm për epokën e IA-së. Kjo duhet të alarmojë çdo punonjës, investitor, klient dhe politikan. Nëse njerëzit të cilët i drejtojnë organizatat më të mëdha në botë besojnë se vetë kompanitë e tyre janë të papërgatitura, atëherë tronditja që na pret do të shkojë shumë përtej sallave të bordeve drejtuese. Ajo do të riformësojë vendet e punës, industritë