BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet
Bashkimi Europian ka kërkuar nga të gjitha shtetet dhe palët që të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së. Thirrja nga Brukseli vjen para marshit të sotëm në sheshet kryesore të Prishtinës dhe katër ditë para shpalljes së verdiktit në Hagë, nëpërmjet një përgjigje që i kanë dërguar Gazetës Express. Alma Baxhaku Bashkimi Europian, si një nga mbështetësit kryesorë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. “Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimin”, thonë nga Brukseli. BE potencoi mbështetjen e kahershme të saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) si “një institucion gjyqësor i pavarur”, ndërsa rikujtoi se është “themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015”. “Parlamenti i Kosovës (përmes një amendamenti kushtetues) au
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.