Protesta është duke u zhvilluar para objektit të EULEX-it në Prishtinë, pas vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë protestës, një toger i Policisë së Kosovës ka komunikuar me protestuesit dhe u ka bërë thirrje që të qetësohen dhe të largohen drejt shtëpive. Në fjalën e tij para protestuesve, polici ka përmendur edhe përvojën e tij gjatë luftës. “Unë në vitin 1998 e kam ngritur flamurin në Kleçkë. Mos e teproni. Duhet me na mbrojtë edhe ju neve, edhe na juve”, u shpreh ai. Polici u ka kërkuar protestuesve që të mos eskalojnë situatën dhe të ruajnë qetësinë. /Gazeta Express The post Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin appeared first on Gazeta Express .