Futbollisti i Cagliarit, Daniel Maldini, është përfshirë në një incident të rëndë jashtë fushës, pasi gjatë fundjavës shkaktoi një aksident automobilistik në Milano, duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas incidentit, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin edhe pretendime se 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv në një test paraprak për përdorim të substancave narkotike. Megjithatë, Maldini ka reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave, duke publikuar në Instagram rezultatin e një testi laboratorik për të hedhur poshtë pretendimet për përdorim droge. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi sulmuesi i Cagliarit ishte bërë protagonist në fushë, duke shënuar golin e fitores në triumfin 2-1 ndaj ish-klubit të tij, Atalantas. Maldini përfshihet në një aksident pas golit të fitores ndaj Atalantës Më pas, mbrëmja mori një tjetër rrjedhë. Maldini, duke drejtuar një Porsche Carrera 4, hyri në rrugën Via Caracciolo pa respektuar të drejtën e përparësisë dhe u përplas me një Volkswagen Golf. Përplasja bëri që Golfi të godiste edhe një Mercedes të parkuar. Në aksident u përfshinë gjithsej gjashtë persona. Testi i alkoolit konfirmoi se Maldini ishte duke drejtuar automjetin nën ndikimin e k