Rrahman Rama, ish-komandant i UÇK-së, ka rrëfyer me humor një ngjarje me Jakup Krasniqin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, gjatë një interviste në emisionin “Kosova Live” në T7. “Këta i njoh në kohërat edhe më të vështira, edhe më të lavdishme - secilin veç e veç”, tha Rama. “Kemi hitori.. me bacin Jakup. për shembull, e kam njoftë përmes babës tim. Kanë qenë mësues bashkë. Dhe më ka folë për bacin Jakup. Një njeri i urtë, një njeri i sinqertë, një njeri atdhetar, duke e ditur edhe aktivitetin e tij, i burgosur politik dhe të gjitha, dhe kemi pasë një rast me bacin Jakup kur i patëm ndalë, i patëm zënë robë disa ushtarë në zonën operative të Shalës”, rrëfeu ai. Rama tregoi se komunikimin kryesor gjatë asaj periudhe e kishte me Krasniqin. “Komunikimin kryesor e kam pasë me bacin Jakup. Nja tri javë ditë kemi pasë edhe presione, i kemi pasë edhe ndërkombëtarët në mes, dhe po më thirrë në telefon dhe po më thotë 'unionin e pavarur të studentëve të asaj kohe i kanë marrë policia'”, tha Rama. Ai tregoi edhe bisedën që kishte zhvilluar me Krasniqin në atë rast. “Dhe pak si në shaka kështu po i them, baci Jakup, ku i kanë marrë? Tha 'në Prishtinë'. Po thashë ata kanë qenë duke pi kafe. Ne... borë