E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi është vënë në pikëpyetje, pasi sulmuesi brazilian ende nuk ka marrë një vendim për rinovimin e kontratës me klubin madrilen. Sipas raportimeve nga Spanja, nëse ai vendos të largohet nga "Santiago Bernabeu", vetëm pesë klube konsiderohen si destinacione reale për transferimin e tij. Kontrata aktuale e Viniciusit skadon në verën e vitit 2027, por negociatat për zgjatjen e saj kanë ngecur. Kjo situatë po shqetëson drejtuesit e Real Madridit, të cilët nuk duan ta humbasin 25-vjeçarin si lojtar të lirë. Për këtë arsye, nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim, klubi spanjoll mund të detyrohet ta shesë brazilianin që këtë verë, me synimin për të përfituar sa më shumë financiarisht nga një transferim i mundshëm. Sipas El Debate , fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve ka ndjenja të përziera për largimin nga klubi që e transferoi kur ishte vetëm 17 vjeç. Raporti thekson se vetëm pesë skuadra kanë fuqinë financiare dhe projektin sportiv për ta bindur Viniciusin të largohet nga Madridi. Katër prej tyre janë nga Liga Premier: Arsenal, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United, ndërsa opsioni i vetëm jashtë Anglisë është Bayern Munich. Thuhe