Adeyemi tërheq vëmendjen para ndeshjes së Barcelonës, në stërvitje me veturë me targa 05 të Ferizajt
Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen para ndeshjes së radhës të Barcelonës, pasi është parë duke mbërritur në stërvitje me veturën e tij me targa të Kosovës, përkatësisht me kodin 05 të Ferizajt. Pamjet kanë ngjallur menjëherë reagime, veçanërisht mes tifozëve kosovarë, të cilët kanë komentuar detajin e veçantë në veturën e futbollistit të Barcelonës. Skuadra katalanase pritet të zbresë në fushë këtë pasdite ndaj Levantes, ndërsa Adeyemi pritet të jetë sërish një nga alternativat kryesore për formacionin titullar. Sulmuesi ka bërë një fillim të mirë të sezonit dhe është shndërruar në një nga lojtarët që kanë tërhequr më shumë vëmendje në repartin ofensiv të Barcelonës. Deri tani, Adeyemi ka realizuar dy gola në ndeshjet zyrtare me fanellën blaugrana, një në La Liga dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve. Nëse aktivizohet nga minuta e parë edhe ndaj Levantes, ai do të ketë një tjetër mundësi për të vazhduar formën pozitive dhe për ta rritur më tej bilancin e tij me klubin katalanas. Megjithatë, para sfidës së radhës, ishte pikërisht detaji me targat 05 të Ferizajt ai që mori vëmendjen jashtë fushës. /GazetaExpress/ The post Adeyemi tërheq vëmendjen para ndeshjes së Barcelonës, në stërv
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.