"Po shndërrojmë doganën në një doganë moderne, efikase dhe të sigurt. Sot, në vendkalimin kufitar Tabanovcë u prezantuan rezultatet e projektit të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë rreth 4 milionë euro". Kjo u theksua nga ministrja e Financave në vendkalimin kufitar Tabanovcë me rastin e përfundimit me sukses të projekteve të zbatuara në kuadër të Dokumentit aksional “BE-ja kundër krimit të organizuar, me mbështetje për tregtinë”. “Sot jemi këtu në vendkalimin kufitar për të parë rezultatet konkrete të një projekti tjetër të rëndësishëm të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë 4 milionë euro. Rëndësia e tij është shumë më e madhe se vlera e pajisjeve të prokuruara. Ky është investim në një institucion që ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për shtetin – në mbrojtjen e interesave financiare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar, por në të njëjtën kohë në krijimin e kushteve për tregti më të shpejtë dhe thjeshtësuar”, tha ministrja. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, janë siguruar pajisje të specializuara dhe zgjidhje moderne teknologjike për kontrolle dhe hetime, pajisje dhe softuerë IT, si dhe automjete të reja të specializuara për ekipet doganore m