Tifozët e Meksikës ndezën rrugët në festë të çmendur pas fitores historike ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës
Meksika ka siguruar fitoren e saj të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës pas 40 vitesh, pasi mposhti Ekuadorin me rezultat 2-0 në një atmosferë elektrizuese në “Estadio Azteca”, duke prerë biletën për në fazën e 1/16-tës. Julian Quinones dhe Raul Jimenez realizuan nga një gol secili, duke i dhuruar "El Tri"-t një sukses historik dhe duke rikthyer entuziazmin te miliona tifozë meksikanë. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, rrugët e Meksikës u mbushën nga mijëra tifozë që dolën për të festuar këtë arritje të shumëpritur. Këngë, brohoritje, flamuj dhe fishekzjarre krijuan një atmosferë spektakolare, ndërsa qyteti u shndërrua në një festë të madhe futbolli. The breathtaking celebrations are on in Mexico City after El Tri's historic win 🤯 pic.twitter.com/k6nJRTInxX — FOX Sports (@FOXSports) July 1, 2026 Edhe një herë, tifozët meksikanë dëshmuan se pasioni i tyre për futbollin nuk njeh kufij, duke dhuruar pamje mbresëlënëse që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.