Ballkani dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës, e luajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë. Tri herë kampioni i Kosovës dhe Dukagjini u ndanë baras në Suharekë, me ndeshjen që përfundoi pa gola. Ballkani ishte më i mirë në këtë përballje, sa i përket posedimit të topit, por edhe në raste të krijuara. Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj pati 11 goditje, prej tyre pesë ishin brenda kornizës së portës. Ndërkohë, Dukagjini i pati shtatë goditje, nga të cilat dy ishin brenda kuadratit, por pa arritur të mposhtin portierin kundërshtar. Me këtë pikë, Dukagjini është i treti në tabelë me 12 pikë të tubuara nga gjashtë xhiro. Në anën tjetër, Ballkani ka 10 pikë nga gjashtë ndeshjet e para, duke zënë vendin e pestë në tabelë. /GazetaExpress/ The post Paqe në Suharekë, Ballkani e Dukagjini ndahen baras appeared first on Gazeta Express .