Hagë: Tri herat që Veseli qëndroi në Kosovë – kur humbi prindërit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim në Hagë, është lejuar tri herë të vijë në Kosovë, në rrethana të veçanta familjare. Vizitat e tij janë zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe me autorizim të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Vizita e parë u zhvillua më 4 maj të vitit 2021, kur Veselit iu lejua të vinte në Kosovë për të vizituar babanë e tij, Fazli Veselin, i cili po merrte trajtim në Spitalin e Mitrovicës, pasi kishte pësuar sulm në tru, raporton Klankosova.tv. Gjatë vizitës te babai, Veseli qëndroi rreth 40 minuta. Pas takimit, ai u largua sërish nën përcjelljen e EULEX-it. Por, Fazliu nuk jetoi edhe gjatë, dhe më 7 korrik u dha lajmi për vdekjen e tij. Për këtë arsye, Kadri Veselit iu lejua edhe një vizitë në Kosovë, e cila u realizua më 10 korrik të po atij viti, në ditën e fundit të ngushëllimeve për babanë e tij, Fazli Veselin. Veseli arriti në shtëpinë e tij në lagjen Bair të Mitrovicës, nën masa të rrepta sigurie nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Fillimisht, ai vizitoi varrin e babait, ndërsa më pas qëndrimi i tij u kufizua brenda ambienteve të shtëpisë. Për arsye sigurie, nuk iu lejua qëndri
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.