Thellohet kriza e Vushtrrisë, Drenica e merr fitoren e parë sezonale
Drenica e ka mposhtur Vushtrrinë, derisa ka arkëtuar tri pikët e para sezonale në Superligë këtë edicion. Skuadra e Jeton Mehmetit fitoi 3-0 ndaj Vushtrrisë. Altin Vojvoda shënoi golin e parë në ndeshje, në minutën e 12-të të ndeshjes. Donat Mehmeti e dyfishoi epërsinë në minutën e 78-të të takimit, para se Osman Mëziu të shënonte për 3-0 dhjetë minuta më vonë nga penalltia. Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas gjashtë ndeshjeve, derisa Vushtrria mbetet e fundit si e vetmja me zero pikë deri më tani. /GazetaExpress/ The post Thellohet kriza e Vushtrrisë, Drenica e merr fitoren e parë sezonale appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.