Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ende nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. "Kur bëhet fjalë konkretisht për Kosovën deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e financimit”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Telegrafin. Përgjigjja vjen pasi kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, deklaroi se Kosova rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të mosrealizimit me kohë të disa reformave, duke theksuar se shkak për këtë është bllokada në Kuvend. Komisioni Evropian sqaroi se Instrumenti për Reforma dhe Rritje është i bazuar në performancë dhe se fondet disbursohen vetëm pasi reformat të jenë zbatuar plotësisht. "Instrumenti për Reforma dhe Rritje është një instrument i bazuar në performancë, ku fondet lirohen vetëm pasi reformat të jenë zbatuar plotësisht”, thuhet në përgjigje. Sipas Komisionit, deri më tani është shënuar progres i konsiderueshëm në zbatimin e reformave. "Ne tashmë shohim progres domethënës: 78% e reformave në tri raundet e para të raportimit tregojnë ose përmbushje të plotë ose të paktën një nive