UEFA ka marrë një vendim të ri lidhur me ndeshjen mes Kroacisë dhe Anglisë në UEFA Nations League, duke zbutur pjesërisht masën që parashikonte zhvillimin e takimit pa tifozë. Sipas raportimeve të “The Sun”, UEFA kishte vendosur që ndeshja e 3 tetorit në Rijeka të luhej me dyer të mbyllura, si pasojë e incidenteve të regjistruara në ndeshjet e fundit të Kroacisë nën juridiksionin e UEFA-s. Dënimi lidhej veçanërisht me trazirat e tifozëve gjatë çerekfinales së Nations League ndaj Francës në mars të vitit 2025. Kroacia gjithashtu nuk do të ketë tifozë të pranishëm në ndeshjen hapëse të Nations League ndaj Republikës Çeke më 26 shtator. Megjithatë, UEFA ka vendosur të lejojë një numër të kufizuar tifozësh anglezë në përballjen kundër Kroacisë. Pas një ankese të Federatës Angleze të Futbollit, e cila argumentoi se tifozët e Anglisë nuk duhej të penalizoheshin për incidente me të cilat nuk kishin lidhje, UEFA autorizoi praninë e 100 mbështetësve të “Tre Luanëve”. Klubi zyrtar i tifozëve të Anglisë konfirmoi vendimin, duke bërë të ditur se 100 bileta falas do t’u shpërndahen anëtarëve aktivë për sezonin 2026-2028. “Jemi të kënaqur të konfirmojmë se, pas bisedimeve me UEFA-n, një delegaci