“Camp Nou” favorit ndaj “Wembley”-t për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve, sot vendos UEFA
“Camp Nou” mund të jetë skena e finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2029, teksa UEFA pritet të marrë vendimin për stadiumin pritës gjatë kësaj të marte në Selanik të Greqisë. Për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2029 janë paraqitur zyrtarisht dy kandidatura: “Spotify Camp Nou” i Barcelonës dhe “Wembley” i Londrës. Sipas raportimeve, stadiumi katalanas shihet si favorit për të fituar të drejtën e organizimit të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit evropian. Kandidatura e Barcelonës mbështetet nga Barcelona, Bashkia e Barcelonës, Generalitat de Catalunya, Federata Spanjolle e Futbollit dhe qeveria e Spanjës. UEFA është në dijeni të ecurisë së punimeve në “Camp Nou”. Instalimi i çatisë së re është planifikuar për verën e vitit 2027, ndërsa punimet përfundimtare pritet të përmbyllen në fillim të vitit 2028, në skenarin maksimal. Pas përfundimit të plotë të rikonstruksionit, stadiumi pritet të bëhet sërish një prej impianteve më të mëdha sportive në Evropë, me një kapacitet të planifikuar prej 104.600 spektatorësh, përfshirë rreth 9.400 vende VIP. Ky kapacitet do ta vendoste “Camp Nou” përpara “Wembley”-t, i cili aktualisht ka rreth 90.000 vende. Sipas vlerësimeve të UEFA-s
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.