Jadranko Prliq, ish-kryeministri i Republikës së Kroacisë Herceg-Bosnjës, i dënuar me 25 vjet burgim nga Tribunali i Hagës, ka kërkuar sërish lirimin e parakohshëm nga burgu. Prliq po e vuan dënimin në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në vitin 2017, Gjykata e Apelit e Tribunalit të Hagës e la në fuqi dënimin prej 25 vjetësh për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në kërkesën e tij drejtuar Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale, Prliq thotë se e pranon vendimin përfundimtar, peshën e krimeve për të cilat është dënuar dhe përgjegjësinë e tij personale. Ai shpreh gjithashtu pendesë për rolin e tij në kryerjen e krimeve dhe ngushëllon viktimat boshnjake dhe familjet e tyre. “Krimet nuk i kryejnë popujt, por individët. Krimet duhet të pranohen sinqerisht, jo të mohohen apo të justifikohen, ndërsa kriminelët e luftës nuk duhet të shpallen heronj, sepse kjo i fyen drejtpërdrejt dhe thellësisht viktimat”, shkroi Prliq në kërkesë. Ai pranon gjithashtu përfundimet faktike dhe juridike të gjykimit, përfshirë konstatimet për spastrimin etnik dhe krimet e kryera ndaj popullsisë boshnjake gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan index.hr. Prliq ka deklaruar se, nëse liroh