Zyrtare: Camp Nou pret finalen e Champions League 2029, Allianz Arena finalen e vitit 2028
UEFA ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme për organizimin e finaleve të kompeticioneve evropiane gjatë viteve të ardhshme, duke përcaktuar stadiumet pritëse deri në vitin 2029. Vendimet u morën gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e zhvilluar në Selanik të Greqisë. Në të njëjtën mbledhje u miratuan edhe ndryshime të rëndësishme në formatin e Nations League. Finalja e Champions League 2028 në Munich Finalja e UEFA Champions League për vitin 2028 do të zhvillohet në Munich Arena, stadiumi i Bayern Munichut. Kështu, finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube rikthehet në Munich, ku në vitin 2012 u zhvillua finalja e famshme mes Bayern Munichut dhe Chelseat. Camp Nou pret finalen e vitit 2029 Një vit më vonë, në vitin 2029, finalja e Champions League do të zhvillohet në Spotify Camp Nou të rinovuar në Barcelonë. Kjo do të jetë finalja e parë e madhe evropiane që stadiumi do të presë pas rikonstruksionit të tij. 🏟️ Two iconic venues! 🏆 Munich Football Arena and Camp Nou in Barcelona will host the #UCLfinal in 2028 and 2029 respectively. Which one would you like to go to the most? 👇 pic.twitter.com/V1EzYUMc9U — UEFA (@UEFA) September 15, 2026 Camp
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.