Vendimi skandaloz i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa në mesin e personazheve që kanë reaguar është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Artistja ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”. Reagimi i saj vjen në ditën kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët kanë qenë në mesin e figurave kryesore të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999. Foto: Rita Ora/InstaStory Sipas aktgjykimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ndërsa çështja ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. Para shpalljes së aktgjykimit, mijëra qytetarë ishin mbledhur në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa procesi gjyqësor ka qenë prej vitesh një prej çështjeve më të ndjeshme për s