Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka ngritur pikëpyetje serioze rreth mënyrës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që krejt procesi të trajtohet sa më parë nga Gjykata Kushtetuese. Në një reagim publik, Gruda ka kundërshtuar logjikën sipas së cilës mospropozimi i kandidatit për nënkryetar në dy vazhdime të seancës mund të konsiderohet si “mosushtrim i së drejtës së propozimit”. Sipas tij, nëse përdoret një standard i tillë, atëherë i njëjti duhet të zbatohet edhe për mospropozimin e Kryetarit të Kuvendit në vazhdimet e mëhershme të seancës. “Nëse mospropozimi i nënkryetarit në dy vazhdime të seancës konsiderohet bazë për me konstatu ‘mosushtrimin e së drejtës së propozimit’, atëherë çka me i bo faktit që po aq herë nuk ishte propozuar as Kryetari i Kuvendit – duke çu madje edhe në shkeljen e afatit kushtetues 30-ditor për konstituim?”, ka shkruar Gruda. Ai ka ngritur po ashtu çështjen e mosvazhdimit të seancës konstituive për javë të tëra, pavarësisht afatit procedural prej 48 orësh. Gruda ka insistuar edhe më herët se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është detyrim kushtetues, ndërsa PDK gjatë muajit gusht kishte kundërshtuar edhe