Ky është momenti i habitshëm kur një tufë balenash vrasëse rrethuan dhe sulmuan një jaht, duke e rrotulluar 360 gradë dhe duke i shkatërruar timonin pranë brigjeve të Gjibraltarit. Pas katër javësh lundrimi nga Bahamas në Spanjë në bordin e anijes, një grup aventurierësh u sulmuan nga disa orka iberike në një incident që zgjati tre orë, transmeton Telegrafi. Pamjet nënujore të xhiruara nga regjisori francez Alex Aimard tregojnë se balenat rrethojnë jahtin dhe e përtypin timonin e tij, duke bërë që marinarët të humbasin kontrollin e anijes. Një video e filmuar nga kuverta tregon grabitqarët bardh e zi që ndjekin anijen, duke kërcyer brenda dhe jashtë valëve me shpejtësi. Timoni i anijes mund të shihet duke u rrotulluar jashtë kontrollit ndërsa balenat me dhëmbë shkatërrojnë timonin, me copa të tehut vertikal që shihen duke lundruar në sipërfaqen e ujit. "Ata i shqyen të gjitha, nuk kemi më drejtim", dëgjohet të thotë Jokke Sommer, një parashutist norvegjez, në një nga videot. "Tani po rrotullohemi 360 gradë, po argëtohemi shumë", shtoi ai, ndërsa marinarët përpiqen të mbajnë ekuilibrin. "O Zot, janë gjigantë", komentoi një grua që ndodhej gjithashtu në jaht, ndërsa shikonte balenat