Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve në terren janë zbuluar raste të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Lipjan. Sipas kompanisë, ekipet inspektuese kanë ndërmarrë veprime ndaj lidhjeve të paligjshme, të cilat, siç thuhet, dëmtojnë furnizimin e rregullt me ujë dhe shkaktojnë humbje për sistemin e ujësjellësit. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksionet dhe kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/