Emri i të cilit u përmend si shpresa e fundit për zgjidhjen e çështjes së presidentit, Bekim Sejdiu, është tërhequr nga kandidatura për këtë post. Sejdiu tha se vendimin e mori pasi nuk gjeti përkrahjen e nevojshme nga partitë politike. Tërheqja e tij shihet si një goditje e re për procesin e zgjedhjes së presidentit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se pavarësisht kësaj, LVV-ja do të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një figure konsensuale, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja. Rrustemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se Vetëvendosje e respekton vendimin e Sejdiut, por shprehu keqardhje për, siç e cilësoi, një mundësi të humbur për Kosovën. “E kemi parë lajmin për tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president të Republikës pas marrëveshjes së LVV-së dhe LDK-së. Ai kishte dhënë edhe arsyet e tij publike. Nuk e di se a ka pasur komunikim mesazhesh të tjera, por lexova natyrisht se ai tha që ka njoftuar zotëri Kurtin dhe zotëri Abdixhikun. Ka dhënë arsyet e tij që ndërlidhen me procesin aktual politik edhe me refuzimin e 6 deputetëve të LDK-së për ta zbatuar ose për ta mbështetur marrëveshjen e arritur pas një procesi të