Formacionet zyrtare: Vushtrria dhe Drenica gati për ndeshjen e sotme
Vushtrria dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vushtrriasit janë nikoqirë të Drenicës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin "Liman Gegaj" nga ora 16:00. Të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, ndërsa trajnerët kanë vendosur për këta titullarë: Vushtrria : Isufi, Spahiu, Ibrisagic; Miftari, Islami, Maxhuni; Paloka, Bahtiri, Mehmeti; Demiri, Sane. Drenica : Ymeri, A.Veliqi, Qaqi; Dervishaj, Hamiti, Limani; Lushtaku, Mehmeti, Kote; E.Veliqi, Vojvoda. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.