Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën sot (e mërkurë) aktgjykimin në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj. View this post on Instagram A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97) Sulmuesi i Sivassporit publikoi në rrjetet sociale një fotografi me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e shoqëroi me mesazhin: “UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas”. Manaj e shoqëroi postimin edhe me një moment nga ndeshja e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke rikujtuar golin e fitores së Shqipërisë në atë përballje. Reagimi i sulmuesit kuqezi vjen në një ditë kur vendimi i Hagës ka shkaktuar reagime të forta publike, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj aktgjykimit të s