Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jashari ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme dhe të ndërmerren hapa institucionalë për kundërshtimin e vendimit. “PDK do t’u marrë të gjitha hapat, por, unë si Sala Jashari kam bërë thirrje kryesueses së Kuvendit që të bëjmë thirrje të menjëhershme që nesër ta fillojmë seancën. Të gjithë deputetet do të kthehen nga Haga dh e të fillojmë me seancë. Të fillojmë në formën institucionale që të ju dalim në zë çlirimtareve tanë. Do të kërkojmë gjitha format që të zhbëjmë Gjykatën. Por, mbi të gjitha shumë e nevojshme të dërgohet mesazhi që çlirimtaret nuk dënohen në emrin e popullit. Ajo që dëgjuam sot është tragjike për Kosovën. Është e rëndësishme që gjitha partitë pulitke të bashkohen sidomos ato shqiptare e të diskutojnë, është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, nënvizoi Jashari. Ajo ka kërkuar gjithashtu miratimin e një rezolute, përmes së cilës, sipas saj, do t’u dërgohej mesazh ndërkombëtarëve se UÇK-ja nuk duhet të dë