Vështirë të besohet se është 70 vjeç: Geena Davis mahniti me një paraqitje plot shkëlqim
Fituesja e Oscarit u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia me një fustan të zi elegant që riktheu atmosferën e Hollivudit klasik Geena Davis prej dekadash i përket elitës së Hollivudit, por në tapetin e kuq vazhdon të tërheqë vëmendjen me të njëjtën lehtësi. Aktorja fituese e Oscarit u shfaq në Festivalin e 83-të të Filmit në Venecia, ku për një dalje mbrëmjeje zgjodhi një kombinim që të kujtonte epokën e artë të Hollivudit. Ylli 70-vjeçar i filmave kult “Thelma & Louise” dhe “The Fly” ishte mes të ftuarve në premierën e filmit të ri të Paul Schrader, “The Basics of Philosophy”, i shfaqur jashtë konkurrencës kryesore. Para fotografëve në Sala Grande, Davis u paraqit me një fustan të gjatë të zi, të mbuluar me detaje vezulluese. Silueta e ngushtë ndiqte linjat e trupit, ndërsa dekolteja katrore dhe çarja e lartë i jepnin veshjes një dozë sensualiteti pa e prishur elegancën klasike. Në vend që ta ngarkonte pamjen me aksesorë të shumtë, ajo zgjodhi bizhuteri me diamante dhe i la flokët e gjatë ngjyrë kafe të lëshuar në onde të buta e voluminoze. Rezultati ishte pikërisht ai që pritet nga tapeti i kuq i Venecias: glamur, por pa teprim, transmeton Telegrafi. EPA Më shumë se katër deka
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.