Punëtorët teknikë të shkollave në Fushë Kosovë pa paga, takohen me kryetarin Prebreza
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me drejtorin e Arsimit, Sabri Xhigoli, kanë zhvilluar takim me punëtorët teknikë të shkollave të kësaj komune. Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, në takim është diskutuar për problemin e ekzekutimit të pagesave për punëtorët teknikë, të cilin komuna e cilësoi si çështje të trashëguar dhe të kahershme. Gjatë takimit, kryetari Prebreza u ka ofruar punëtorëve mundësinë për adresimin e kësaj çështjeje, duke shprehur gatishmërinë e komunës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për gjetjen e një zgjidhjeje. “Përkushtimi ynë është për zgjidhje konkrete dhe trajtim të drejtë e dinjitoz për punëtorët tanë”, thuhet në njoftimin e komunës. Komuna nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me natyrën e vonesave apo afatin brenda të cilit pritet të zgjidhet çështja e pagesave. / Telegrafi /
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.