E çoi Spanjën në majën e botës, ky është shpërblimi i jashtëzakonshëm që po e pret De La Fuenten
Luis De La Fuente është shumë pranë rinovimit të kontratës me Spanjën, marrëveshje e cila pritet ta mbajë në krye të Kombëtares deri në vitin 2030. Sipas raportimeve, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla financiare për t’u zgjidhur. Sipas The Athletic , negociatat mes Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe agjentit me bazë në Spanjë, Alvaro Torres, nga agjencia amerikane Gers, kanë zgjatur rreth dy muaj dhe tashmë janë në fazat përfundimtare. Trajneri 65-vjeçar ka kontratë me Spanjën deri në përfundimin e Euro 2028, por marrëveshja e re do ta zgjaste bashkëpunimin deri në Kupën e Botës 2030. De La Fuente pritet të përfitojë nga 4 deri në 5 milionë euro në sezon, pagë që do ta vendoste atë mes pesë trajnerëve më të paguar të Kombëtareve në botë. Që prej marrjes së drejtimit të Spanjës në dhjetor të vitit 2022, De la Fuente ka pasur një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme. Ai e udhëhoqi “La Roja” drejt triumfit në Ligën e Kombeve në vitin 2023, titullit të Evropianit në vitin 2024 dhe, së fundmi, triumfit në Kupën e Botës 2026. Ky sukses i fundit e kompletoi një seri të jashtëzakonshme trofesh për De la Fuente dhe e bëri Spanjën kombëtaren e parë që në të njëjtën kohë mban
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.