Një flamur amerikan, qirinj dhe një tablo me emrat e 2 mijë e 977 viktimave rikthejnë kujtimet e një prej ditëve më të dhimbshme të shekullit 21. Kanë kaluar 25 vjet, por pamjet e Kullave Binjake, tymi mbi Nju-Jork dhe dhimbja e mijëra familjeve mbeten pjesë e kujtesës kolektive. Për Kosovën, 11 Shtatori ka edhe një dimension të veçantë. Një popull që vetëm dy vjet më parë kishte dalë nga një luftë, me humbje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime të shumta, shoqata ”Miqtë e Amerikës” në Kosovë e sheh këtë përvjetor si një moment për të shprehur solidaritet me popullin amerikan, por edhe një shprehje mirënjohjeje. "Veprimi jonë është një veprim që është dasht me bë. Mendoj dhe shpresoj që institucionet e vendit dhe shoqëria civile dhe të gjithë ata që kanë një rrespkt për SHBA-në le të veprojnë sot. Me një veprim me një flamur me një postim në rrejte sociale me një fjalë të mirë me një dëshirë për tejkalimin e kësaj krize e shkaktuar nga sulmi terrorist", tha Agim Rexhepi, nga shoqata ”Miqtë e Amerikës” në Kosovë. Aktivitetit iu bashkua edhe shoqata “Çamëria” në Kosovë, duke shprehur mbështetjen për popullin amerikan dhe mirënjohjen për rolin e Shteteve të Bashkuara në historinë e Koso