Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Presidentja e Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë (WKÖ) dhe drejtuesja e Lidhjes së Biznesit të partisë ÖVP, Martha Schultz, kërkon një pushim veror më të shkurtër. Sipas saj, gjashtë javë në vend të nëntë javëve aktuale do të mjaftonin teksa argumenti i saj kryesor lidhet me situatën e nënave, të cilat, sipas saj, ende mbajnë barrën kryesore të kujdesit për fëmijët. Schultz tha se ka dëgjuar “ankesa për pushimin e gjatë veror” si nga sektori i saj, ashtu edhe nga fusha të tjera. Sipas saj, një pushim më i shkurtër do të sillte kryesisht “një përmirësim për gratë” dhe për “ata që kanë fëmijë dhe duhet të marrin përsipër detyrat e kujdesit”. “Duhet të diskutojmë të paktën një herë për këtë,” tha drejtuesja e WKÖ-së, transmeton albinfo.at. Ministri i Arsimit, Christoph Wiederkehr nga partia NEOS, është qartazi kundër shkurtimit të pushimit veror. “Fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për kohë të mjaftueshme gjatë verës për të rimarrë forcat dhe energjinë për vitin e ri shkollor,” argumentoi ai në një deklaratë me shkrim për agjencinë austriake të lajmeve APA. “Prandaj, nuk e shoh të arsyeshme një shkurtim të përgjithshëm të pushimit veror.” Me shkollën verore, e cila është e detyruesh
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.