Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, duke e cilësuar atë si barrë të padrejtë për qytetarët dhe si pasojë të, siç thuhet, dështimeve të qeverisjes aktuale komunale. Në një komunikatë për media, VV në Prishtinë ka deklaruar se pas pesë vitesh qeverisje nuk janë realizuar investime të mjaftueshme në transportin publik. "Vendimi për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban është dëshmi se qeverisja e PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë ka zgjedhur t’ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta", thuhet në komunikatë. Sveçla akuzon Ismailin: Dy premtime, dy mashtrime - transporti publik u shtrenjtua, ndërsa sheshi "Xhorxh Bush" nuk u hap Sipas kësaj force politike, në sektorin e transportit publik nuk janë bërë përmirësime të dukshme. "Pas pesë vitesh qeverisje, bilanci është i qartë: asnjë autobus i ri për Trafikun Urban, asnjë përmirësim i kushteve për udhëtarët, asnjë rritje e cilësisë së shërbimeve. Në vend të investimeve dhe reformave, qytetarëve u servohet vetëm një biletë më e shtrenjtë", thuhet më tej. VV në Prishtinë ka përmendur edhe premtimet elektorale të subjekteve në pushtet, duke