Hungaria ndryshon rregullat e birësimit, hapet rruga për beqarët dhe çiftet e të njëjtës gjini
Kryeministri hungarez Péter Magyar ka njoftuar ndryshime të rëndësishme në rregullat e birësimit, duke premtuar një sistem të ri që nuk do të bazohet te statusi martesor apo orientimi seksual i prindërve, por te interesi dhe mirëqenia e fëmijës. Qeveria hungareze ka publikuar një raport gjithëpërfshirës prej 220 faqesh për mbrojtjen e fëmijëve, i cili arrin në përfundimin se sistemi aktual i birësimit është në prag të kolapsit. Dokumenti pritet të shërbejë si bazë për rishikimin e plotë të rregullave të birësimit, një proces që ka shkaktuar reagime të forta politike në Hungari, transmeton Telegrafi. Kryeministri Péter Magyar deklaroi se qeveria e tij do të ndryshojë rregullat që përcaktojnë mundësinë e birësimit nga personat beqarë dhe çiftet e të njëjtit seks, duke argumentuar se sistemi aktual nuk është më i qëndrueshëm. Sipas tij, vendimi se kush është i përshtatshëm për të birësuar një fëmijë nuk duhet të jetë çështje politike, por duhet t’u lihet profesionistëve, përfshirë psikologët dhe ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve. “Politikanët duhet të tërhiqen një hap pas nga kjo çështje”, është shprehur Magyar. Kryeministri hungarez theksoi se sistemi “nuk mund të funksionojë siç duh
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.