Filmi “Practical Magic 2” me Sandra Bullock dhe Nicole Kidman në rolet kryesore, ka debutuar në vendin e parë të 'box office'-it në Amerikën e Veriut, gati tri dekada pas filmit origjinal. Filmi regjistroi rreth 25.9 milionë euro nga 4,146 kinema gjatë fundjavës së parë. Ky rezultat ishte në kufirin e poshtëm të pritshmërive të Warner Bros., ndërsa produksioni i filmit ka kushtuar rreth 64.7 milionë euro. - YouTube www.youtube.com Në vazhdimin e filmit të vitit 1998, Bullock dhe Kidman rikthehen si motrat Sally dhe Gillian Owens. Në histori përfshihen edhe brezi i ri i familjes, i interpretuar nga Joey King dhe Maisie Williams, gjersa në kast është bashkuar edhe Lee Pace. Filmi bazohet në veprën e shkrimtares Alice Hoffman dhe vjen 28 vjet pas origjinalit. Edhe pse filmi i parë fitoi rreth 39.6 milionë euro gjatë shfaqjes fillestare në Amerikën e Veriut, me kalimin e viteve u shndërrua në një film kult dhe fitoi një bazë të madhe fansash. Në vendin e dytë u rendit “Spider-Man: Brand New Day”, me rreth 7.2 milionë euro gjatë fundjavës. Filmi, me Tom Holland në rolin kryesor, ka arritur një total prej rreth 806.1 milionë euro në Amerikën e Veriut. Në vendin e tretë është “The Odyssey