Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus në TV21 tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme. Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”. Ai shtoi se LSH-ja po punon për të dalë e vetme para elektoratit dhe do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet. Mes tjerash theksoi se si parti politike synojnë që të dalin forca e parë politike në kampin shqiptar.